Çfarë higjiene dhe sigurie në Bundesligë, vetëm 6 pozitivë në 900 000 tifozë!

Është presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit të Gjermanisë, Kristian Zajfert, që e deklaron këtë gjë. Bundesliga është një kampionat tepër i sigurt, dhe ku masat respektohen shumë mirë nga organizatorët, por edhe nga vetë tifozët, aq sa shkalla e infektimit është vetëm …. 0,000006. Shifrat janë 6 të infektuar në plot 900 000 tifozë nëpër stadiumet e elitës gjermane. Kjo do të thotë se rregullat, protokolli kundër Kovidit 19 në Gjermani, respektohet seriozisht nga vetë organizatorët e ndeshjeve, por edhe nga qytetarët që shkojnë në stadium, duke qenë tepër të ndërgjegjshëm.

Sfidanti.al