Futbollistët e Realit, më shumë se 1 milionë euro shpërblim për Krishtlindje

Ekzaktësisht 1.110.000 euro. Kjo është paga ekstra që futbollistët e Real Madrid do të marrin me rastin e Krishtlindjeve. Këto para nuk jepen për festën në vetvete por për të gjithë trofetë e fituar këtë vit. “Los Blancos” e kanë mbushur 2016 me trofe dhe nga të ardhurat e fituara, klubi vendosi të shpërblejë futbollistët me këtë shumë. Reali arkëtoi më shumë se 80 milionë euro nga fitimi i Champions League. Pjesëmarrja në fazën e grupeve, faza e eliminimit direkt, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe fitimi i trofeut. Më shumë se 26 milionë erdhën nga e drejta televizive.

Në total për tre trofetë e vitit 2016, çdo lojtar ka merituar 960.000 euro, pjesa tjetër ekstra shtohet për fitoren në një ndeshje ndaj Barcelonës në “Kamp Nou”, në muajin prill. Në atë kohë, presidenti motivoi futbollistët me nga një makinë Audi dhe 150 mijë euro shpërblim.