Fenerbahçe Ulker i shkakton humbjen e dytë sezonale në Euroleague, CSKA-së së Moskës. Në kryeqytetin rus, kampionët në fuqi të Europës u mposhtën pas kohës shtesë pikërisht nga nënkampionët, me rezultatin 95-79. Ishte një fitore e thellë ajo e skuadrës turke, por që erdhi vetëm pas dominimit të Fenerbahces në shtesë, sepse katër periodat 10 minutëshe përfunduan në barazim 75-75.
Për të regjistruar fitoren e nëntë në këtë edicion të Euroleague dhe për tu hakmarrë në një farë mënyre për atë disfatë të hidhur në finalen e madhe të vitit të kaluar, Fenerbahçe u mbështet te loja e Dikson që realizoi 25 pikë, ndërkohë që e ndihmoi skuadrën nga Stambolli edhe me 6 asiste dhe 3 rebaund. Pavarësisht kësaj disfate, CSKA vazhdon të kryesojë renditjen me 12 fitore dhe 2 humbje.