Mallkimi i Alegrit, Juve ka fituar vetëm një finale në epokën e tij

Juventus nuk ka bilanc të mirë në ndeshjet finale me Maksimiliano Alegrin si trajner, madje rezultatet negative vazhduan edhe me humbjen e mundësitë për të fituar Superkupën e Italisë në Doha, përballë Milanit. Për të qenë më konkretë, bardhezinjtë e Maks kanë fituar vetëm një finale në kohë të rregullt, në plotë gjashtë të tilla me të në pankinë.

Dhe  e vetmja fitore në një finale nga Juventus me Allegrin ishte pikërisht në Superkupën e vitit 2015, ku Mario Manzukiç dhe Paulo Dibala shënuan në fitoren 2-0 ndaj Lazios. Për ironi, ishte këta dy futbollistë që shpërdoruan në serinë e 11 metërshave, në finale e së premtes, që u luajt në kryeqytetin e Katarit.