Gazeta sportive spanjolle, “Marka”, shkruante, dje, se njeriu nr.1 i Realit të Madridit, Florentino Perez, do të dëgjojë lojtarët dhe do të vazhdojë që t’ia besoj rolin e gardianit të portës kostarikanit Kejlor Navas. Sikurse dihet, ka kohë që flitet se klubi “mbretëror” do që të sjellë, gjatë kësaj vere, në “Santagio Bernabe” portierin David De Gea. Por, sikurse thuhet, lojtarët e Realit janë kundër ardhjes së portierit të lartpërmendur dhe, tani, flitet se Perezi do t’i dëgjojë lojtarët dhe do të heqë dorë nga De Gea. Kështu që ka shumë mundësi që, edhe sezonin tjetër, midis shtyllave të portës së Realit, do të vazhdojë që të qëndrojë Kejlor Navasi, kurse si rezervë të parë ai do të ketë Kika Kasiljan, ndërkohë që si portier i tretë ka shumë mundësi që të jetë Luka Zidan, i biri i trajnerit Zinedin Zidan.
Sfidanti.al