Pushime të merituara; Alvaro Morata i shijon me të fejuarën, Alice Campello në Ibiza

Alvaro Morata pas fitores në Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit me të drejtë fitoi disa ditë pushimi. Sulmuesi spanjoll i kaloi këto ditë në shoqërinë e të fejuarës së tij Alice Campello në Ibiza. Dukej se futbollisti po argëtohej jashtë mase në plazhin spektakolar të Ibizas. Dhe e gjithë kjo ndodhi pikërisht në një kohë kur të gjithë klubet po përgatiten për të bërë lëvizjet e tyre në merkaton e transferimeve dhe Morata është një prej futbollistëve emri i të cilit po lakohet  më shumë në media dhe skuadrat që po e kërkojnë më shumë janë Manchester United, Chelsea dhe Milan. Alvaro Morata e njohu Alice Campellon gjatë kohës kur futbollisti luante në Itali me Juventusin. Lidhja mes tyre u bë publike në vitin 2016. Çifti do të martohet gjatë këtij viti.

Sfidanti.al