Fjalët e kapitenit Ramos ” Ronaldo s’duhet të vrapojë”

Sergio Ramos ka mohuar thashethemet që qarkulluan gjatë këtyre ditëve për disa fjalë me helm.

Mediat spanjolle filluan të raportojnë se kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos, ka mbajtur një takim me gjithë lojtarët pas barazimit 3:3 me Las Palmas, transmeton Gazeta Express.

U raportua se në këtë takim Ramos u ka thënë bashkëlojtarëve se vetëm Cristiano Ronaldo është lojtari që nuk mund t’i kërkohet të vrapojë, të tjerët duhet të sakrifikohen.

Por, kapiteni i Los Blancos i ka hedhur poshtë gjitha këto pas ndeshjes me Eibar, ku Real Madridi fitoi 4:1.

“Çdo gjë që është shkruar për takimin dhe Cristiano, janë gënjeshtra. Unë nuk kam thënë se Ronaldo nuk duhet të vrapojë”, ka deklaruar Ramos