Provë gjenerale për Barcelonën, 5 gola edhe Kavanit me shokë!

Barcelona e ka mposhtur 5:0 Celta Vigon, po aq gola sa i duhen per të flakur turpin me Paris SG dhe për ta rimarrë kreun në La Liga.

Duket se momentet e këqija që kishte në fillim dhe gjatë sezonit, Barcelona i ka lënë prapa. Humbja e pesë pikëve brenda një jave nga ana e Real Madridit, ka rikthyer seriozisht në garë katalunasit, të cilët po shkelin tani këdo që i del para, shkruan Gazeta Express.

Në xhiron e 26’të, Barcelona shkatërroi në Camp Nou Celta Vigon, duke e mposhtur 5:0 në një ndeshje ku shkëlqeu Leo Messi me dy gola. Derisa golat tjerë i shënuan Neymar, Rakitic dhe Umtiti.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka shkuar në kuotën e 60 pikëve, një më shumë se Real Madridi, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar