Enrique premton spektakël ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, por duhen shumë gola atë mbremje.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, nuk ka dashur të japë fjalë të mëdha nëse Barcelona mund ta përmbysë rezultatin prej 4:0 ndaj Paris Saint Germainit, por ka thënë se do të japin gjithçka të mërkurën mbrëma në Camp Nou, shkruan Gazeta Express.
“PSG-ja nuk do të luajë si Celta Vigo, ajo do të bëjë presion dhe do të sulmojë më shumë. Rezultati i ndeshjes se pare e bën të vetën, por gjithmonë duhet të provoni. Ne do të përpiqemi të ndryshojmë ndonjë gjë deri në minutën e fundit”, ka theksuar Enrique.