Edhe pse është mundur 0-4 në Paris, Barcelona ende krijon shpresa në Spanjë se mund të ketë një “remontadë” në Ligën e Kampionëve. Arsyeja se përse mediat dhe publiku besojnë se katalanasit mund të bëjnë atë që bënte Reali i viteve 80-të, është vetëm një dhe quhet Lionel Mesi. Futbolli i tij yjor, me dy gola të shënuar, në përballjen ndaj Seltës në La Liga, rikujtoi edhe një herë se çfarë roli luan ky futbollit tek ekipi i tij.
Statistikat e kampionatit spanjoll këtë sezon tregojnë se Mesi ka marrë pjesë në 42 për qind të golave të Barçës. Në Ligë, skuadra e Luis Enrikes ka shënuar 76 gola, dhe Leo ka qenë i pranishëm në krijimin apo shënimin e 32 prej tyre. Ai ka realizuar 23, ndërsa ka ndihmën me asistet dhe krijimin e aksionit të 9 të tjerëve.
Falë golshënuesit më të mirë të turneut, Barcelona mbajti vendin e parë në renditje me një pikë më shumë sesa Reali, ndonëse madrilenët do të luajnë ndeshjen e prapambetur, atë në fushën e Seltës në Vigo. Forma e jashtëzakonshme e argjentinasit i jep besim katalanasve se mund të fitojnë edhe ndaj Realit në “Bernabeu” dhe të shpallen kampionë për herë të tretë radhazi.
Sfidanti.al