Disa dite me pare, trajneri i Barces, Enrike kishte thene nje fraze që tani bën më shumë përshtypje. Pasi Barcelona mbylli ndeshjet e saj në grupin e Ligës së Kampioneve, duke u kualifikuar si e para, trajneri u pyet në konferencë për shtyp se kush mendonte se do të ishte rivali i radhës. “Nuk do të jetë një short i komplikuar. Do të na vihet përballë ekipi i dytë më i vështirë ose ai që ka më shumë pikë nga skuadrat e vendit të dytë. Kaq”, tha Enrike duke qeshur para gazetarëve.
Duke llogaritur se skuadra më e fortë e vazos së dytë cilësohej Bajern Mynih, PSG mund të klasifikohet si e dyta më e fortë, pasi kishte arritur 12 pikë, po aq sa bavarezët në grup. Ndaj kur goglat e shortit kanë nxjerrë PSG si kundërshtare të Barcelonës, parashikimi i Luis Enrikes u plotësua.