Kristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë për të katërtën herë, duke lënë prapa dy rivalët kryesorë, Lionel Mesi dhe Grizman, madje me një diferencë të frikshme. Ylli portugez i Realit të Madridit mori 745 vota, ndërsa si asnjëherë tjetër, rivali më i afërt, Mesi, mori vetëm 316 vota, ndërsa francezi i Atletikos 198. Por kishte edhe më keq se kaq.
Flitet për futbollistë që vështirë se mund të krahasohen me të tjerë dhe që kanë fituar gjithçka gjatë karierës së tyre, por nuk morën qoftë edhe një votë të vetme. Ndërsa Toni Kros, Luka Modriç dhe Dimtri Paje e kishin nga një njeri për t’I votuar, Loris, Injesta, Aguero, Mylerer, De Brujn, Godin, Koke, Higuain, Dibala, Nojer dhe Serxho Ramos nuk morën asnjë vote, në garën për Topin e Artë