A janë dëgjuar zëra kompromentues në aparatet që lidhin arbitrat në ndeshjen Teuta-Skënderbeu? Një pyetje që tenton të futet shumë thellë në botën misterioze të arbitrave, një pytje që ka provokuar edhe reagimin e arbitrit Lorenc Jemini, kur ka dëgjuar historinë e komunikimit intim të penalltisë së munguar në “Niko Dovana”. Dikush nga arbitrat pat “dorëzuar” kasetën me zërat fantazmë gjatë ndeshjes, me këtë frekuencë: “ Penallti, është penallti” – kishte thënë asistenti në momentin që goditet Salihi- ndërsa Jemini e kishte shpërfillur me frazën “ Është e imja, është e imja” dhe loja kishte vazhduar, duke flakur në koshin e mbeturinave edhe një penallti të “vrarë”.
Jemini ka reaguar me stilin e tij, nuk është tipi që preferon auto-maviolën si Jorgji: “ E imja , e imja nuk është fraza që më përket mua, por Ilir Luarasit, porjerit të Dinamos disa dekada më parë. Më thoni emrin e asistentit që ka dëgjuar zërin tim për të vërtetuar pronësinë e frazës “ e imja”. Mos harroni se këtë sezon, gazetarët i kam parë shpesh të bëjnë arbitrat, ndërsa arbitrat dënohen duke bërë arbitrin e jo më të guxojnë të shtiren si gazetarë. Edhe në komentet që shoqëruan ndeshjen Derbi për fundin e saj, dëgjova edhe një mendim të tillë: Jemini ka dhënë vetëm një minutë shtesë sepse donte të bëhej protagonist. Kjo është liri e tepruar për të shkarkuar vetëm tek arbitri mosleximin e ndeshjes..”
Loja me fjalët është futbolli i vertete tek ne. Sidoqofte,mbetet mister penalltia në Durrës, por një gjë bën përshtypje, Jemini , si veterani që kërkon të ruajë me besnikëri kodet e familjes së përgojuar, ka përgënjeshtruar “zërat informues” ndryshe nga kolegët e tij që preferojnë teorinë e shefave “ çudia më e madhe zgjat 24 orë”.
Sfidanti.al