Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar një bashkëpunim të rëndësishëm për përfaqësuesen e vendit, e cila nga cikli i ri i garave evropiane do të vishet me fanellat e brendit të njohur ndërkombëtar Adidas.
Ky zhvillim vjen në kuadër të Skemës së Asistencës për Veshje të UEFA-s, përmes së cilës federatat kombëtare përfitojnë pajisje sportive dhe fanella cilësore për ndeshje dhe stërvitje. Veshjet do të jenë të dizajnuara në mënyrë të personalizuar, duke reflektuar identitetin e Kombëtares së Kosovës.

