Zinedin Zidane fitoi trofeun e shtatë me Realin dhe këtë e ka arritur vetëm brenda një viti e gjysmë, sa edhe ka ai në stolin e drejtimit të klubit “mbretëror”. Zidane, paraprakisht, nuk ka pasur përvojë me ndonjë ekip profesionist; ai ka drejtuar ekipin e të rinjve të Realit, kurse, më parë, ka qenë ndihmës i Karlo Ançelotit. Zidane u ul në stolin e drejtimit të Realit, më 4 janar 2016, dhe që, atëkohë, ai ka shkruar historinë. Gjatë vetëm 19 muajve, ky trajner francez ka kërcyer në vendin e 3-të midis trajnerëve më të suksesshëm në historinë e klubit të “Santiago Bernabeut”.
Interesant është fakti se Zidane me Realin e Madridit, deri tani, ka pësuar vetëm shtatë humbje, aq sa ka fituar edhe tituj, dy në Ligën e Kampioneve, dy trofe në Superkupën e Evropës, një titull në La Liga, trofeun e kampionatit botëror midis klubeve dhe Superkupën e Spanjës.
Sfidanti.al