Draksleri – humbësi më i madh i transferimit të Nejmarit në PSZH

Mbas ardhjes së Nejmarit te PSZH-ja nga Barcelona, u bë e qartë se më pak minutazh loje në formacionin e parë të saj do të ketë futbollisti gjerman 23-vjeçar, Julian Draksler. Sikurse njofton “L’Ekip”, strategu i PSZH-së, Unai Emeri, i ka bërë të ditur Drakslerit se nuk do të mbështet tek ai gjatë sezonit të ardhshëm, kështu që ai mund të kërkojë ndonjë klub të ri. E gjithë kjo u bë e qartë që në raundin e parë të Ligës së 1-rë franceze, në ndeshjen kundër Gingampit që Draksleri e pa nga stoli i rezervave. Ai erdhi në Francë nga Volfsburgu për 40 milionë euro.

Nga situata e krijuar rreth Drakslerit më shumë mund të përfitojnë Interi dhe Barcelona që përmenden si klube kandidatë seriozë për të siguruar shërbimet e këtij lojtari gjerman.

Sfidanti.al