E duan në Angli, por Alvaro Morata thotë: Hala Madrid!

Alvaro Morata as nuk dëshiron të mendojë se përpara tij janë edhe 4 ditë të rrezikshme që mund ta largojnë nga “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi i krijuar në Akademinë e Realit, dhe që provoi “emigracionin” tek Juventusi, nuk dëshiron të largohet për herë të dytë nga Madridit. Zërat janë këmbëngulës që Antonio Konte (ai që e mori tek Juve) e kërkon tek Çelsi dhe besohet se do ta diskutojë me qejf çmimin prej 60 milionë eurosh të vendosur nga presidenti Florentino Perez. Jo më pak e pëlqen edhe Arsen Venger, veçse Morata ka mendime krejt të tjera në kokë. “Le të thonë çfarë të duan, unë them Hala Madrid, – shkruajti ai në Tuiter, – jam në Madrid dhe do të luftojmë të gjithë deri në vdekje. Me vëllanë tim, Iskon, në stërvitjen e sotme”.

Sfidanti.al