Mikel Arteta dhe Arsenal kanë gjetur akordin për të vazhduar bashkëpunimin edhe pse kontrata aktuale skadonte në fund të këtij sezoni. Sipas BBC tekniku spanjoll ka rënë dakord për zgjatjen e kontratës pasi i janë përmirësuar ndjeshëm kushtet financiare. Edhe pse nuk mund të flitet ende për shifra konkrete mësohet se oferta e re e përmirësuar vlerëson në maksimum punën e spanjollit, i cili aktualisht në sezon ka përfituar 10 milionë paund bazë dhe pesë të tjerë në formë bonusesh.

