Dominim “mbretëror” në përfaqësuesen spanjolle U-21

Nëse realizohet transferimi i Sebaljosit, ekipi i të rinjve të Realit të Madridit do të ketë pesë lojtarë që do ta përfaqësojnë këtë klub në ekipin përfaqësues spanjoll deri 21 vjeç. “Furia e kuqe” konsiderohet si favorite kryesore në Grupin B të kampionatit evropian për ekipet U-21 që do të zhvillohet në Poloni (14-30 qershor), ku, sikurse dihet, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesesja maqedonase e kësaj moshe. Spanjollët, në fakt, kanë futbollistë rinj mjaf të mirë, ndërsa një numër jo i vogël prej të cilëve, sikurse e përmendëm, i përket klubit “mbretëror”.

Në të bëjnë pjesë Asensio që po luan një futboll të klasit të parë nën drejtimin e Zidanes, Borha Majoral, Markos Ljorente, Hesus Valjeho dhe Sebaljosi që, në fakt, pritet që të vijë gjatë verës në “Santiago Bernabe”. Zinedin Zidane ka bërë një revolucion të vërtetë në klubin e Florentino Perezit, duke krijuar, midis të tjerave, edhe një “ushtri” futbollistësh të rinj dhe duke u dhënë atyrë mundësinë që të luajnë edhe me ekipin e të rriturve të Realit. Falë një besimi të madh që ky strateg francez ka treguar ndaj të rinjve, aktualisht, Reali ka dy ekipe, “A” dhe “B” që, njëlloj, “mbarojnë punë” në fushë.

Sfidanti.al