Georgina është “bari magjik” i Ronaldos në mes të skandalit!

Mund të dënohet deri në 5 vjet burg dhe tronditja padyshim që është e madhe, por Kristiano Ronaldo nuk e jep veten. Në momentet më të vështira të jetës së tij, mbështetja e tij qetësuese nuk është as shtëpia gjigande, që atij as nuk i duhet, nuk është ndonjë avion personal apo makinat e shtrenjta si lodrat e ndonjë fëmije, por një njeri. E dashura e tij e momentit, Georgina, si përjetë në historinë e njeriut, i jep mashkullit të saj dashurinë dhe ngrohtësinë që mund t’ia japë vetëm një femër.

Nuk dihet nëse Kristiano mund të shkojë pas hekurave, pasi kjo varet nga vendimi i gjykatës spanjolle, por e sigurt është se ai ndjen tronditje dhe pasiguri. Në këtë botë të ashpër dhe “portokalle”, edhe njerëzit e fuqishëm e shohin veten në greminë, dhe sa për të marrë një shembull nga futbolli, po përmendim legjendën e Bajernit, Uli Hënes. Nëse gjykata jep dënim mbi 2 vjet burg për rreth 8 milionë euro taksa që dyshohet se nuk janë paguar, atëherë ylli i Realit duhet të bëhet gati për jetën e qelisë. Gjithsesi, për momentin, ai dëshiron të harrojë gjithçka. Në këtë fund sezoni, “droga” apo “opiumi”, “bari i tij magjikë” është Georgina, dhe jo kabineti i trofeve personale apo ato të fituara me Realin.

Sfidanti.al