Derbi katalanas; Messi e Suarez do jenë në Barcelona-Espanjol

Pak nga pak dyshimet për praninë e Lionel Messit e Luis Suarez në derbin e Katalunjës mes Barcelonës dhe Espanjolit po fashiten. Sulmuesi argjentinas këtë të mërkurë është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës pasi qëndroi 4 ditë pushim duke treguar se problemet e tij fizike që e penguan të luajë në miqësoren me Marokun janë reduktuar ndjeshëm dhe pjesëmarrja e tij në sfidën e së shtunës është e sigurt dhe trajneri Valverde mund të besojë te ylli i tij

Nota tjetër pozitive e ditës në radhët e Barcelonës ka të bëjë me Luis Suarez. Sulmuesi uruguajan pasi u stërvit i vetëm për disa ditë, u bashkua me skuadrën për të zhvilluar një pjesë të seancës stërvitore, por është e qartë që edhe Suares do të jetë gati në kohë për ndeshjen me Espanjolin duke qenë se është në fazën e fundit të riaftësimit të tij nga dëmtimi në kavilje

Koha e përcaktuar për riaftësimin e Suarez ishte 10-15 ditë, kështu që sulmuesi e përmbush fare mirë këtë periudhë kohore. Duket se këtë radhë ‘virusi FIFA’ ka qenë në favor të Barcelonës, në infermerionë e së cilës kanë mbetur edhe 2 persona, Rafinja Alkantara dëmtimi i të cilit është i gjatë dhe Ousman Dembele që mund të marrë dritën jeshile nga mjekët javën e ardhshme.

sfidanti.al