Ukraina ka grumbulluar 4 pikë në 2 ndeshjet e para të kualifikueseve të Euro 2020 pas barazimit me Portugalinë dhe fitores me Luksemburgun. Por skuadra e Andrij Shevcenkos mund të pësojë rënie në klasifikimin e grupit të saj. Në fakt skuadra e luksemburgut është ankuar për praninë në fushën e lojës të Xhunior Moraesh dhe nëse FIFA do ta pranojë ankesën e saj, atëhere Ukraina rrezikon të dënohet me humbje të dyfishtë në tavolinë
Sipas asaj që publikohet te ‘Record’, presidenti i Federatës së Futbollit të Luksemburgut do të bëjë një ankesë ndërkombëtare pasi sulmuesi i Shaktjor Donjetsk nuk i kishte përmbushur kriteret për të luajtur me një kombëtare që nuk është ajo e vendit të tij të origjinës, Brazilit
Sipas FIFA, futbollistët mbi 18 vjec duhet të luajnë 5 vjet pa ndërprerje në vendin e tyre të ri, përpara se të veshin fanelën kombëtare të atij vendi, por Moraesh ka jetuar vetëm 4 vjet e 8 muaj në ukrainë e për më tepër në 2017 ai luajti në kampionatin kinez për 6 muaj te Tianxhin
ndërkaq, Federata Ukrainase ka reaguar nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të saj, Juri Zapitoski.
‘Sipas ligjit tonë, Moraesh ka jetuar 5 vjet në vendin tonë-tha Zapitoski. Në fakt, sipas ligjit të Ukrainës, kriteri për të marrë nënshtetësinë për një person është që të jetojë 180 ditë në vit në territorin ukrainas. Tani i takon FIFA që të japë verdiktin e saj.
sfidanti.al