E thotë L’Equipe’: Kampionati francez destinacioni i ri i Murinjos

Mjaftuan vetëm pak fjalë të Murinjos që të ndizen zërat e merkatos rreth tij. Sipas të përditshmes L’Equipe’ tashmë destinacioni i ardhshëm i teknikut portugez është Ligue 1 dhe jo skuadra e Paris Sën Zhermenit, por Lioni ose Monako.

Gjithcka nisi me intervistën e tij për agjencinë France Presse. ‘Po të thosha jo, nuk do të isha i ndershëm-mësohet të ketë thënë Murinjo-por nëse them po, do të filloni spekulimet për klubet e mi të ardhshëm’.

U tha, u bë sepse sipas ‘L’Equipe’, kampionati francez mund të jetë një opsion real për Murinjon që u shkarkua nga Mancester Junajtid, por që do të donte të fitonte edhe në një vend të pestë, pas Portugalisë, Italisë, Spanjës e Anglisë.
Dhe klubi i ri nuk do të jetë Paris Sën Zhermeni, pavrësisht zërave të fundit dhe bashkëpunimit me BeIN Sports që është në pronësi të emirit nga Katari. Kjo për faktin se te kampionët e Francës, pozitat e Tuhel nuk janë lëkundur ende pavarësisht eliminitmit në Ligën e Kampioneve.

Në këtë pikë është më e lehtë të mendohet për një kalim te Monako, ku është Zhardim i rikthyer te kjo skuadër që ka të njëjtin agjent si Murinjo, Zhorzh Mendes. Kështu që arrihet te skenari më sugjestiv, Olimpiku i Lionit. Zhenezio është në përfundim të kontratës dhe pozitat e tij nuk janë të forta. Për më tepër ai po kontestohet me forcë nga tifozët ultras.Presidenti Ola ëndërron prej kohësh të sjellë në pankinën e Lionit një trajner me famë ndërkombëtare për të mundësuar shkëlqimin e një projekti yë konsoliduar nga të ardhurat e siguruara nga stadiumi

Por sipas L’Equipe’ problemi qëndron në faktin se Murinjo punon me paga të majme dhe me pretendime të mëdha në merkaton e transferimeve, dicka që nuk është në linjë me politikën e zakonshme të Lionit; atë të plusvalencave mbi të rinjtë e talentuar të skuadrës.

sfidanti.al