Çudi në Spanjë: Preferon Seviljen pasi ka shperfillur Barcelonën!

Futbollisti i ri brazilian, Giljermo Arana, pjesëtar i përfaqësueses së Brazilit, do të luajë, në të ardhmen, me Seviljen, pasi nënshkroi me këtë klub spanjoll një kontratë me vlerë prej 11 milionë eurosh, duke u larguar, kështu, nga Korintiasi brazilian. Ai është 20 vjeç dhe kontrata e tij ka një kohëzgjatje katërvjeçare e gjysmë. Gjatë sezonit aktual, ai u zgjodh në ekipin ideal të kampionatit brazilian. Por fakti që habiti shumëkënd në Spanjë ka lidhje me atë se Arana vendosi që të nënshkruajë me Seviljen, megjithëse për të interesohej edhe Barcelona.

Sidoqoftë, oferta e Seviljes ishte më konkrete dhe ky fakt luajti rol vendimtar, ndërsa duhet të kihet parasysh edhe ajo se Giljermo Arana ishte e ndërgjegjshëm se çfarë konkurrence e priste atë te Barcelona.

Sfidanti.al