Sulmuesi i Milanit, Xhanluka Lapadula, mund të jetë italiani i vetëm që do të mund të luajë në Kupën e Botës Rusi-2018. Ky sulmues i ri i tipit “pykë” që, momentalisht, luan si huazuar me Xhenovën, ka shanse që të luajë në Botërorin e ardhshëm me Perunë, pasi golashënuesi më i mirë dhe kapiteni i saj, Paolo Gerero, u pezullua dhe nuk do të shkojë në Rusi, pasi u kap me kokainë.
Kështu, peruanët janë venë në kërkim të një sulmuesi tjetër që do të zëvendësonte Gereron dhe ai mund të jetë Lapadula 27-vjeçar që, për nga babai, është italian, por të ëmën e ka peruane, ndërkohë që ai, si pasojë, zotëron edhe pashaportën e Perusë. Lapadula, në fakt, ka luajtur një herë me përfaqësuesen e Italisë, por në një ndeshje jozyrtare, miqësore, dhe shënoi në atë ndeshje me San Marinon tre gola.
Sfidanti.al