E mbani mend Lusion? Ka gjetur klub të ri në moshën 40 vjeç!

Ka mundësi që të jetë herët që ta harroni futbollistin brazilian, Lusio, që ka luajtur me Bajer Leverkuzenin dhe Bajernin e Mynihut, por më shumë ai doli në pah tek Interi i Milanit. Mbas pak muajsh, ai do të mbushë 40 vjeç, ndërkohë që sapo nënshkroi kontratë me një klub të ri. Në fakt, një vit ai nuk luajti futboll, ndërsa, tani, në moshën pothuajse 40-vjeçare, ai gjeti një klub të ri, ekipin e kategorisë së 4-të të Brazilit, Gama, që ndodhet pranë vendit, ku ai edhe ka lindur.

Për herë të fundit, ai ka luajtur në Indi me ekipin Goa, deri në fund të sezonit 2015/16. Paraprakisht, ai ka luajtur dy sezone në ligën elitare të Brazilit, në Sao Pualo dhe Palmeirash, menjëhere pasi përfundoi karrierën e tij të pasur në Evropë.

Lusio, në fakt, është një mbrojtës i fortë, i pakompromisshëm dhe punëtor i madh.

Sfidanti.al