Barcelona tentoi Dybalën me 160 mln Euro; Juventus e refuzoi ofertën

Barcelona nuk dëshiron të dështojë në tentativat e saj për të bërë blerje në orët e fundit të merkatos. Sipas medias italiane, katalanasit nuk dëshirojnë që të gjenden të papërgatitur në rast se opsioni i ardhjes së Coputionhos në Camp Nou sfumohet përfundimisht kështu që menduan për të bërë jnjë tjetër tentativë për Paulo Dybalën duke bërë një ofertë prej 160 milionë Eurosh. Por drejtuesit e Juventusit nuk u lëkundën aspak, përkundrazi ata e refuzuan në mënyrë kategorike këtë ofertë të nënkampionëve të Spanjës që tashmë kanë menduar për alternativat e tjera; lemar, griezman e Mahrez. Por Lemar është vënë edhe në shënjestrën e Liverpoolit, ndërkohë që për Griezman bëhet akoma më e vështirë duke qenë se Atletico e ka rritur në 200 mln Euro klauzolën e kontratës me francezin, kështu që opsioni më i mirë mbetet Mahrez i cili tashmë vetëm pret ofertën e blaugranave.

sfidanti.al