Dybala dhe ndarja nga Antonella; ‘Fajtorja’ quhet Ginevra Sozzi?

Mediat italiane gjejnë ‘fajtoren’ e ndarjes mes Paulo Dybalës dhe të dashurës së tij, Antonella Cavallieri. Ajo quhet Ginevra Sozzi dhe është njohur me futbollistin e Juventusit në Formentera. Sipas revistës ‘Spy’, ky takim ka rezultuar një dashuri me shikimn të parë., ndërkohë që ajo ka në zotërimin e saj foto që vërtetojnë flirtimin e Dybalës me Ginevrën, madje edhe një intervistë të kësaj të fundit. ‘Kur e njoha Paulon nuk e dija kush ishte-tregonte Ginevra -që nga ai moment filloi të më dërgojë mesazhe dhe të sbëhë veprime që shfaqnin pëlqimin e tij ndaj meje dhe unë iu përgjigja pasi ai më siguroi se lidhja e tij me të dashurën ishte në një krizë të thellë prej kohësh’. Ndërkaq, Antonella është kthyer tashmë në Argjentinë duke ia lënë të hapur rrugën Ginevrës që të pushtojë zemrën e Dybalës.

sfidanti.al