Luis Suarez dhe Lionel Messi do të vihen përballë njëri-tjetrit këtë fundjavë pasi përfaqësueset e tyre respektive Uruguajin dhe Argjentinën në eliminatoret e Botërorit 2018. Në këtë ndeshje yjet e dy skuadrave respektive do të paraqiten duke me fanela me numër të ndryshëm nga ajo që mbajnë zakonisht pikërisht me numrat 20 dhe 30 për të promovuar kandidaturën e këtyre 2 vendeve për organizimin e Botëorit 2030. Do të jetë Luis Suarez ai që do të mbajë numrin 20, ndërsa Messi do të ketë 30 në shpinë. Ai që mori përsipër këtë inisiativë ishte pikërisht presidenti i Federatës Uruguajane të Futbollit duke qenë se në vitin 2030 festohet 100 vjetori nga edicioni i parë i Kupës së Botës e fituar pikërisht nga Uruguaji që mundi Argjentinën 4-2.
sfidanti.al