Barcelona-Coutinho, zbulohet akordi i arritur pas krahëve të Liverpool

E përjavshmja gjermane ‘Der Spiegel’dhe ‘Football Leaks’ zbulojnë të dhëna të reja në lidhje me tratativat Barcelona-Coutinho që përgënjeshtrojnë versionin e klubit katalanas. Drejtuesit e Barcelonës  kanë mohuar gjithnjë që kanë vepruar prapa krahëve të Liverpoolit për Coutinhon, por sipas ‘Football Leaks’ kjo nuk është e vërtetë. Sipas dokumentacionit të publikuar, vërtetohet se Liverpool e ka bërë të qartë se futbollisti nuk është në shitje duke hedhur poshtë pretendimet e Soler se ‘The Reds’ kishin kërkuar 200 milionë Euro për brazilianin. Por jo vetëm kaq, kanë dalë në dritë edhe disa emaile mes Oscar Graut, Drejtori Ekzekutiv i Barcelonës dhe Michael Edwards, Drejtori Sportiv i Liverpoolit që nga 20 korriku kur Barcelona bëri ofertën e parë për Coutinhon dhe përgjigjja ishte: Lojtari nuk shitet me asnjë lloj cmimi. Barcelona bëri njëtjetër oferte me 90 milionë +40 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve, por edhe në këtë rast përgjigjja ishte kategorike: Ju kërkoj miqësisht që të lini të qetë Coutinhon. Asnjë shumë parash nuk do të bëjë që të ndryshojmë mendjen-shkruante Edwards në emailn e tij. Liverpooli po akuzonte Barceonën se po vepronte prapa krahëve të tij, akuza që Grau i hodhi poshtë në mënyrë kategorike. Por ‘Der Spiegel’ nëpërmjet ‘Football Leaks’ zbuloi dokumentin prej 20 faqesh të akordit të arritur mes Barcelonës dhe Coutinhos të datës 31 gusht. Sipas këtij dokumenti, Coutinho do tëpërfitonte te klubi blaugrana 115 milionë Euro për 5 vjet, ndërsa agjenti i tij do të përfitonte 10 milionë, ndërkohë që kostoja e transferimit do të ishte 100 milionë.

Sfidanti.al