Drejtori sportiv i Juventusit, Bepe Marota, nuk di se çfarë duhet të bëjë kur Paulo Dibala shënon, të gëzohet apo të hidhërohet. Nëse rrjetat e argjentinasit e bëjnë Juven që të fitojë, shkëlqimi i tij e bën vetë lojtarin si dëshirë edhe më të madhe të klubeve kryesorë të Europës. Në verë u përfol për kalim tek Barcelona, gjë që nuk ndodhi, ndërsa tani po flitet për një “megaofertë”. Mediat britanike shkruajnë se Zhoze Murinjo është gati të japë 155 milionë stërlina (170 milionë euro) për kartonin e 22-vjeçarit me numrin 10. Marota detyrohet të pranojë “se nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë Dibalën”.
Argjentinasi ndërkaq vazhdon i pandalshëm. Me dy golat në derbin ndaj Torinos, ai arriti në 10 gola në 6 ndeshje të Serisë A, diçka që nuk ka ndodhur shumë që kur nisën të mbahen me rregull statistikat që nga viti 1994. Vetëm Falkao i Monakos ka shënuar më shumë se ai (11 gola në 7 ndeshje), ndërsa Mesi dhe Obamejang janë më prapa.
Sfidanti.al