Barcelona, Bartomeu ‘blindon’ Messin, konfirmon Valverden.

Presidenti I Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk dëshiron të mendojë një të ardhme pa Lionel Messin, kontrata e të cilit me klubin katalanas I skadon në vitin 2021.

‘Në 2-3 sezonet e ardhshme, lideri ynë do të vazhdojë të jetë Lionel Messi, pastaj do të fillojmë të mendojmë për atë që do të ndodhë më pas me futbollistë të tjerë të rinj që do të vijnë dhe ata që do të merren nga Masia-tha Bartomeu-tek të të gjitha palët është vullneti që të zgjatet kjo kontratë pafund. Bëj krahasimin me Pele’ që ka luajtur me vetëm një skuadër në Brazil dhe nuk kam dyshime se pasi të ketë mbyllur karrierën si futbollist, Messi do të vazhdojë të jetë I lidhur me këtë skuadër për të gjithë jetën e tij’

Por jo vetëm kaq, Bartomeu konfirmoi edhe trajnerin Valverde, I cili është bërë objekt kritikash për disa rezultate jo shumë të shkëlqyera.

‘Besojmë se Valverde është trajneri ideal për të drejtuar një skuadër e përbërë nga lojtarë të rinj dhe më pak të rinj-vijoi Bartomeu-ai është I duhuri për të ndërtuar një skuadër të re dhe ky grup I ri do të cojë Barcelonën përpara’.

Sfidanti.al