Një incident u regjistrua pasditen e së premtes në shtëpinë e mesfushorit Alan, një prej futbollistëve ‘rebelë’ që dolën kundër grumbullimit të detyruar të vendosur nga klubi. Persona të panjohur hynë në katin e dytë të një vile në Pozzuoli ku jeton Alan dhe familja e tij.
Në atë moment futbollisti nuk ishte në shtëpi, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhej në një kat tjetër. Pak më vonë cifti e kuptoi se kishte hyrë dikush në shtëpi dhe morën në telefon në numrin 112. Autoritetet ndërhynë për të kuptuar atë cfarë kishte ndodhur
Karabinierët po hetojnë në pistën e tentativës së grabitjes, por ende nuk është e qartë se cfarë ka pas kësaj. Kati ‘I vizituar’ në fakt ishte në një rrëmujë të madhe, por nuk përjashtohet mundësia që e gjithë kjo të jetë bërë për të frikësuar lojtarin, duke qenë se edhe në të kaluarën është bërë dicka e tillë në momentet kur ka pasur tensione mes futbollistëve dhe tifozëve të Napolit.
Sfidanti.al