Barazimi me Seltën, problemi më i vogël, Barça humbet Umtiti 2 muaj

Barazimi me Seltën nuk është lajmi më i keq për Barcelonën. Skuadra katalanase në 2 muajt e ardhshëm do të duhet të bëjë pa shërbimin e qendërmbrojtësit Umtiti që u dëmtua gjatë kësaj sfide. Kjo do të thotë se francezi me shumë gjasa do të humbasë rreth 14 ndeshje; ato cfarë mbeten për 2017 dhe sfida që do të luhen në fillim të 2018.

Për 2017, Umtiti do të mungojë në sfidën me Sporting Lisbonë në Ligën e Kampioneve, që nuk ka ndonjë vlerë të madhe duke qenë se Barcelona është e kualifikuar për në 1/8 e finaleve si e para e grupit të saj. Francezi do të humbasë 3 ndeshje të La Ligas mes të cilave dhe ‘El Clasicon’ ndaj Realit të Madridit.

Përsa i i përket 2018, do të humbasë 5 ndeshje të La ligës ato me Sociedad, Betis, Espanjol, Levante dhe alaves, ndërkohë që Umtiti nuk do të jetë i pranishëm dhe në 2 ndeshjet e 1/8 të finaleve të Kupës së mbretit dhe në rast kualifikimi, edhe në cerekfinale e gjysmëfinale.

sfidanti.al