Lëklerk dhe Erikson, pilotët e Alfa Romeo Sauber në 2018

Sharl Lëklerk dhe Markus Erikson janë pilotët e skuadrës së rinvuar të Formula 1, Alfa Romeo Sauber. Drejtuesit e kësaj të fundit zbuluan makinën e re që do të zbresë në pistat e këtij kampionati vitin e ardhshëm dhe bashkë me të edhe pilotët dhe kjo vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes kompanisë italiane të prodhimit të makinave dhe skuderisë zvicerane të Formula 1.

Sharl Lëklark vjen në këtë skuadër si piloti kampion i Formula 2, ndërsa Erikson fitoi garën me italianin Xhovinaci që gjithsesi do të ketë mundësinë të drejtojë këtë makinë  gjatë disa testeve që do të zhvillohen të premten edhe pse ai do të vazhdojë të jetë piloti i tretë i Ferrarit. Markus Erikson pati si avantazh me të riun italian mbështetjen e plotë nga kompania Longboë Finance.

sfidanti.al