Alvaro Morata është zyrtarisht futbollisti i Atletiko Madrid. Sulmues spanjoll që u rikthye në Madrid pas një aventure te Celsi bëri prezantimin e tij me Los Colchoneros ku i pranishëm ishte edhe presidenti Sereso. Për Alvaro Moratën transferimi te Atletiko është një rikthim në shtëpi duke qenë se ai në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave zinxhirë të këtij klubi.
‘Doja të kthehesha te Atletiko-tha Morata-njerëzit që më njohin e dinë se cfarë do të thotë kjo për mua, pjesa tjetër janë vetëm fjalë’.
Më parë Morata ka qenë pjesë e Realit të Madridit dhe pikërisht për këtë arsye ai u fërshëllye nga një pjesë e tifozëve të Atletikos. Por sulmuesi preferon që të përqendrojë forcat në fushën e lojës dhe ironia e fatit do që të përballet me të kaluarën e tij pasi ndeshjet e tij të para si futbollist i Atletikos do të jenë pikërisht kundër Realit të Madridit në kampionat dhe Juventusit në Ligën e Kampioneve dhe është pikërisht Zonja e Vjetër ajo së cilës Morata i dedikoi fjalët më interesante.
‘Nuk jam unë ai që duhet të flas për madhështinë e Juventusit-tha Morata-është një rival shumë i vështirë. Këto ditë kam folur me disa prej ish shoikëve të mi të skuadrës, por jo për futboll. tani duhet të përqendrohem për këto dy ndeshje të para të mëdha’.
Morata u kërkua edhe nga Milani në këtë sesion të merkatos, por në fund ai zgjodhi Atletikon e Madridit
‘Nëse jam këtu është sepse e desha këtë-vijoi Morata-i kisha dhënë fjalën klubit se nëse do të ekzistonte mundësia do të vija dhe ja ku jam. E dëshiroja këtë; deri tani nuk ishte e mundur dhe tani jemi këtu e mezi po pres që të filloj. Nuk ndihem si një i ri dhe e di se cfarë duhet të bëj’
sfidanti.al