Endi Mërrej, tjetër operacion në ije: Shpresoj të kthehem shpejt

Vazhdojnë problemet fizikë për Endi Mërrej. Tenisti skocez bëri të ditur nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram se i është nënshtruar operacionit në ije për herë të dytë, duke qenë se e ka vuajtus shumë edhe gjatë sezonit të kaluar.

‘Iu nënshtrova një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në ije në Londër dhe për momentin nuk ndihem shiumë mirë, por kam besim se shumë shpejt nuk do të ndjej më dhimbje-shkruante Mërrej në postimin e tij-tani kam një protezë metalike në ije, shpresoj që të kthehem shpejt’
Kjo ndërhyrje konsiderohet si operacioni i shpresës për Mërrej, që deklaroi tërheqjen e mundshme nga tenisi pas eliminimit në raundin e parë të Australian Open. Po në Instagram, tenisti britanik, postoi edhe një radiografi të ijes së tij.

‘Nuk mund të vazhdoj kështu-kishte deklaruar Mërrej në Melbërn duke pranuar se prej muajsh ndjente dhimbje në ije duke shtuar se mund të mbyllë karrierën e tij në tenistin profesionist ndoshta me turneun e Uimbëlldonit ku ai ka fituar në 2013 dhe 2016.

Endi Mërrej ka fituar 45 tituj ATP në karriere, 3 nga të cilat janë tituj Grand Slam. Në të njëjtën kohë, Mërrej ka fituar edhe dy medalje të arta olimpike në Londër 2012 dhe Rio de Zhaneiro 2016.

sfidanti.al