Kualjarela flet me gjuhën e golave, Mancini e kthen në kombëtaren italiane

Fabio Kualjarela po jeton një moment fantastikë dhe është shumë pranë kthimit në Kombëtaren italiane në moshën 36 vjecare. Trajneri i Të Kaltërve, Roberto Mancini ka vendosur që ta grumbullojë sulmuesin e Sampdorias në një grumbullim 2 ditor të skuadrës që do të ndodhë javën e ardhshme në Kovercano.

Për Kualjarelën ky do të jetë një rikthim në kombëtaren italiane pas 4 vitesh duke qenë se herën e fundit që ai është grumbulluar me Të Kaltrit ka qenë në tetor të vitit 2015 kur Italia kishte në stol Antonio Konten, ndërkohë që hera e fundit që ai ka qenë në fushën e lojës me fanelën e Italisë ka qenë përpara 9 vitesh në 17 nëntor të 2010 në ndeshjen mes Rumanisë dhe Italisë. Kualjarela që këtë sezon ka gjetur golin në 11 ndeshje radhazi në kampionat ka zhvilluar 25 ndeshje me Italinë duke shënuar 7 gola.

sfidanti.al