Celsi hidhet ‘ne sulm’; kërkon t’i marrë Rakitic Barcelonës

Ivan Rakitic mund të lërë Barcelonën për të kaluar në Premier Leaguen Angleze. Sipas të përditshmes katalanase ‘Sport’, Celsi kërkon të sjellë në Stamford Bridge mesfushorin kroat të Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Rakitic në mbrëmjen gala të ‘El Mundo Deportivo’ theksoi se dëshira e tij është që të qëndrojë te klubi katalanas dhe se do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën, por do të jetë e vështirë që t’i rezistojë zërave të merkatos sidomos pas zyrtarizimit të Frenki De Jong nga Ajaksi.

Te Barcelona të gjithë janë të kënaqur me Rakitic, por klubit kampion të Spanjës i duhet që edhe të arkëtojë të ardhura kështu që në mënyrë paradoksale emri i Rakitic duket se do të jetë në listën e lojtarëve në merkato. Ai konsiderohet si elementi që mund të sigurojë të ardhurat më të larta për Barcelonën me stafin teknik që është i ndërgjegjshëm se me largimin e kroatit do të humbasë shumë.

sfidanti.al