Portjeri i kombëtares së Belgjikës, Tibo Kurtua, duket se nuk ka më dëshirë ta vazhdojë aventurën e tij në Londër, madje tashmë po flitet gjithnjë e më shumë, për një rikthim të tij të mundshëm në kampionatin spanjoll. Sipas, Radio Onda Cero, drejtuesit e Real Madridit janë në negociata me portierin e Çelsit.
Gjithsesi, klubi “Los Blancos” mund të bëj të mundur transferimin e Kurtua vetëm gjatë merkatos së verës, periudhë kur e ka fituar të drejtën nga CAS për ta bërë një gjë të tillë, pasi më parë ishte dënuar për një vit, që të mos merrte pjesë në merkato. Portjeri belg e njeh shumë mirë Spanjën, pasi për dy sezone ishte i huazuar nga Çelsi tek Atletiko Madrid, madje një herë ndokoi në eleminimin e skuadrës aktuale nga Champions League.