Kurtua’ i domosdoshëm për Çelsin, Konte do qëndrimin e tij

Antonio Konte nuk dëshiron të privohet nga Tibo Kurtua. Këtë ai e shfaqi në mënyrë indirekte në një komunikim me median përpara ndeshjen me Liverpulin në Premier Ligë. Trajneri italian nuk i kurseu elozhet për portierin e përfaqësueses belge duke se është ndër më të mirët në botë në rolin e tij, për të mos thënë që është më i miri, por cështja e rinovimit të tij me kampionët e Anglisë është një problem që duhet zgjidhur nga klubi

‘Kurtua është shumë i rëndësishëm për Çelsin-tha Konte-por rinovimi i kontratës me të është një problem që i takon klubit. Ai e di shumë mirë se cfarë mendoj unë për të. Ju e dini se nëse një futbollist vendos të mos firmosë kontratën e re, për klubin bëhet e vështirë që të ndryshojë gjërat. Janë situata delikate, për të cilat jane drejtuesit ata që duhet të gjejnë një zgjidhje’.

sfidanti.al