NBA, Oklahomën e mund skuadra më e dobët e Konferencës së Perëndimit

Dallas i dha një leksion të mirë basketbolli Oklahomës së Rasëll Uestbruk. Sluadra e Maverick që është në vendin e fundit në Konferencës së Perëndimit iu imponua Thandërit teksa e mposhti me rezultatin 97-81. Vetëm në një periodë loja mes Oklahom,ës dhe Dallasit ishte në ekuilibër, më pas gjithcka foli për teksanët për të cilët spikati Dirk Novitski me 19 pikë, ndërkohë që për Oklahomën, 28 pikët e Uestbrook rezultuan krejtësisth të kota.

Hjuston nuk di të ndalet në këtë sezon të NBA. Rokets fitoi pa vështirësi ndaj nju Jorkut 117-102 edhe pse ishte skuadra e Niks ajo që e nisi më mirë sfidën teksa shënoi 39 pikë në periodën e parë. Hjuston e vendosi diktatin e tij në periodën e tretë kur regjistroi rezultatin e pjesshëm 37-13 për të mos u ndalur më deri në fundin e takimit.

San Antonio kofirmohet si forca e tretë e konferencës së Perëndimit. skuadra teksane mundi bindshëm Sharlot Hornets me rezultatin 106-86, Oldrixh, Gasol dhe Xhinobili ishin protagonistët e skuadrës së Greg Popovic në këtë ndeshje të radhës së NBA.

sfidanti.al