Në Spanjë prej kohësh është jkthyer në një modë, vendosjen e klauzolave me shifra marramedëse për yjet e skuadrave për të evituar ofensivat e sheikëve të Paris Sën Zhermen apo Mançester Sitit. Rekordin në këtë pikë padyshim e mbajnë pikërsht Barcelona dhe Reali i Madridit, madje skuadra merenges është ajo që ka lëvizur më mirë në këtë pikë. Mesi është vetëm futbollisti i radhës që firmosi një kotratë të re me klazuolën e 700 milionë Eurove, përpara tij këtë e kanë bërë dy talentet e Los Blancos, Isko dhe Asensio, ndërkohë që rekordi mbahet nga dy futbollistë të tjerë të Realit të Madridit, pikërisht Kristiano Ronaldo dhe Karim Benzema që kanë në kontratat e tyre një klauzolë vërtet të cemndur me nga 1 miliard Euro secili.
Mjaft mirë janë të pozicionuar në këtë aspekt edhe Bejl, Sebajos dhe Modric me 500 milionë Euro klauzolë, ndërkohë që pas tyre është Dembele me 400 milionë euro. Karvahal me 350 milionë dhe Kroos me 300 milionë Euro mbyllin renditjen specifike te klauzolave të majme të kontratave te futbollisteve.
Sfidanti.al