Imazhi i fundit i Botërorit të Formula 1 për vitin 2017 ishte buzëeshja e ndrojtur e Valtteri bottas që nën dritat e prozhektorëve e fishekzjarreve të Abu Dabit festoi fitoren e tij të tretë sezonale pas atyre në Rusi dhe Austri. Ky sukses i tij në pistën e Jas Marinës ishte një përgjigje ndaj kritikave që ishin shtuar kundrej tij në javët e fundit.
Bottas e nisi garën nga pole position dhe pavarësisht gabimit të bërë në startin e saj, ai reagoi për të marrë sërish rolin e liderit të saj. Madje në xhirot e fundit finlandezi me shumë mjeshtëri arriti të lërë pas shokun e tij të skuadrës, Ljuis Hamilton duke mos u trembur aspak nga presioni i tij, për të kaluar i pari vijën e finishit për t’i bërë mbylljen perfekte, kësaj gare po kaq perfekte të zhvilluar prej tij.
Ferrari edhe këtë radhë u pa në vështirësi kundrejt rivalëve të tij dhe u ngushëllua me vendin e tretë të Sebastian fetel, ndëerkohë që Kimi Raikonen u kënaq me vendin e katërt që më shumë i erdhi si njëdhuratë nga vDaniel Riçardo që braktisi garën për shkak të një problemi hidraulik në makinën e tij, Në këtë moment raikonen nuk i mbeti gjë tjetër vecse të ruajë këtë vend të katërt kundrejt Maks Vershtapen
Sfidanti.al