Tashmë raportet mes Pierr Emerik Obamejang dhe stafit të Borusias së Dortmundit janë kompromentuar ndjeshëm aq sa futbollisti nga Gaboni ka kërkuar largimin nga verdhezinjtë që në muajin janar. Është e perditshmja gjermane ‘Bild’ ajo që bën publike gjithcka, sipas së cilës sulmuesi i Borusias nuk e ka pritur aspak mirë ndëshkimin nga ana e drejtuesve të klubit disa ditë më parë për vonesat e tij në seancat stërvitore të skuadrës.
Për Obamejang ndëshkimi ishte dicka e papranueshme dhe sipas Bild ai kërkoi që klubi ta nxjerrë në merkaton e transferimeve të janarit. Ishte pikërisht kjo dëshirë e futbollistit që shtyu drejtuesit e klubit verdhezi të përcaktojnë edhe një cmim për kartonin e futbollistit; 60 milionë Euro, një shifër kjo që mund të përballohet pa probleme nga klubet më të rëndësishme evropiane që kanë shfaqur interesin për Obamejang.
Sfidanti.al