Ku ‘humbi’ Gjermania? ‘Panzerat’ janë bërë për të qarë hallin

Viti 2018 është krejtësisht për t’u harruar për Gjermaninë. Skuadra 4 herë kampione e botës duket se nuk e ka marrë veten pas eliminimit të turpshëm në fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë dhe kjo duket qartë edhe në kompeticionin më të ri të UEFA, Nations League. Në mbrëmjen e së shtunës, Holanda e talenteve të reja e drejtuar nga Joakim lëv i dha një leksion të mirë skuadrës gjermane teksa e mposhti 3-0, një rezultat ky që nuk lë shumë vend për komente.

Van Dajk, Depaj e Vajnaldum ishin ata që ndëshkuan skuadrën e Joakim Lëv në ‘Johan Cruyff Arena’ të Amsterdamit duke bërë që kritikat në drejtim të skuadrës e sidomos trajnerit Lëv, pozitat e të cilit duket se janë tronditur ndjeshëm

‘Pas golit të parë, humbëm sigurinë në lojë-tha Lëv pas përfundimit të ndeshjes-kur luhet në këtë mënyrë, të gjithë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë, unë i pare. Humbja 1-0 do të ishte një rezultat i pranueshem, por golat e pësuart në fundin e ndeshjes i përkeqësoi gjërat’

Humbja ndaj Holandës, bëri që Gjermania të regjistrojë statistika negative si për të konfirmuar krizën e kësaj skuadre. Skuadra e Lëv regjistroi ndeshjen e tretë radhazi që nuk shënon gol, ndërkohë që për herë të parë në historinë e saj ajo e sheh veten të pësojë një disfatë me 3 gola diferencë nga Tulipanët holandeze. Të martën, Gjermaninë e pret një ndeshje tjetër e vështirë, ajo me kampionët e botës së Francës me ‘Die Mannschaft’ që duhet të bëjë gjithcka për të ndryshuar situatën e saj.

sfidanti.al