Siti pranon dështimin: E kërkuam Mesin, por ai nuk deshi!

Që nga viti 2016 ka pasur disa herë njoftime se Lionel Mesi ishte në vëmendjen e Mançester Sitit. Verën e atij viti, Pep Guardiola u bë trajner i klubit anglez, dhe lajmet në media nuk rreshtnin lidhur me një transferim të mundshëm. Siti i hodhi poshtë këto lajme vazhdimisht, por së fundmi presidenti Haldun Al Mubarak u detyrua të pranonte.

“Është e vërtetë që kërkuam ta merrnim Mesin, – tha ai, – por, nuk është e vërtetë që i ofruam trefishin e rrogës që merrte tek Barcelona”. Një gazetë spanjolle e dha kështu versionin e saj: “Presidenti Al Mubarak u shpreh se kërkuam nga Guardiola që të fliste me Mesin, ishim gati t’i trefishonim rrogën, por ai nuk pranoi”.

Sfidanti.al