Ronaldo-Juve, vlen më shumë “krimi” apo njeriu më popullor në botë

Nuk po jeton ditë të lehta jashtë futbollit (dhe rrjedhimisht, edhe brenda tij), por Kristiano Ronaldo ka një “armë magjike” që mund ta mbrojë fuqimisht, edhe në momentet më të vështira. Portugezi është njeriu më i njohur në botë, të paktën në rrjetet sociale. “La Gazeta delo Sport” ka bërë një renditje dhe ka nxjerrë përfundim se CR7 ka 340 milionë ndjekës në FB, Tuiter e Instagram, më shumë se cilido personalitet në rruzull, më shumë se Xhastin Biber, Tejlor Suift, se Papa apo se Donald Trampi.

Ky popullaritet i numrit 7 është një mundësi e artë për Juventusin, që tashmë është një klub me të vërtetë global, dhe kjo do të thotë se do të ketë fitime të mëdha financiare, sidomos në Azi. Sa për fillim, ndjekësit e Juves në Instagram ishin 10.4 milionë para ardhjes së Ronaldos, ndërsa tani janë 17 milionë e më shumë, pra një rritje 63 për qind.

Sfidanti.al