Jemi tetor, por Anglia nuk pati frikë të lahej në Adriatik

Rasti e desh që sfida me Kroacinë të mos luhej në Zagreb, por në Rijekë, që do të thotë në qytetin buzë detit në rivierën kroate. Futbollistët e kombëtares së Anglisë, deri diku të kënaqur me barazimin me nënkampionët e botës, dhe të menduar për duelin e së hënës ndaj Spanjës, vendosën të shlodhen dhe të përgatiten disi ndryshe.

Ata dolën në bregun e detit Adriatik dhe u lanë në ujërat e tij të pastër, pranë hotelit ku ishin vendosur. Pavarësisht se jemi në mesin e tetorit, dhe pavarësisht faktit se Rijeka është në pjesën më veriore të Adriatikut, anglezët nuk u trembëm aspak, por u kënaqën. Ndoshta, kjo ishte një sfidë për t’u mësuar që të përballojnë vështirësitë, siç do të jetë tepër e vështirë sfida në Ligën e Kombeve ndaj Spanjës.

Sfidanti.al