Ku do të shkojë Haaland? Në Spanjë flasin për Realin, por edhe Bayerni e do

Nuk kanë të përfunduar zërat rreth të ardhmes së Erling Haaland. Sipas të përditshmes spanjolle AS, ardhja e norvegjezit te Los Blancos në merkaton e verës  është shndërruar në një cështje shtetërore për Realin e Madridit. Vështirësitë për të marrë Mbappe e kanë shndërruar talentin e Dortmundit në një obsesion të vërtetë për drejtuesit e kampionëve të Spanjës.

Problemet në këtë pikë lidhen me paktin mes Shefit Ekzekutiv të Dortmundit, Hans Joachim Watzke dhe agjentit të sulmuesit Mino Raiola sipas të cilit, Haaland nuk mund të largohet nga Borussia Dortmund përpara verës së vitit 2022. Por raportet mes Florentino Perez dhe Watzkes të lënë të mendosh se kjo është një pengesë e kalueshme dhe se transferimi i Haaland në kryeqytetin spanjoll mund të kryhet pas disa muajve. Për më tepër, mësohet se Reali i Madridit është gati të paguajë për Haaland plot 270 milionë Euro(150 milionë për kartonin dhe 120 milionë Euro për pagën e tij; 20 milionë Euro bruto në vit për 6 sezone)

Por Reali i Madridit nuk është klubi i vetëm që do shërbimin e talentit norvegjez. Edhe Bayerni i Mynihut duket se ka shfaqur interesin për Haaland dhe këtë në një farë mënyre e konfirmoi edhe vetë Hansi Flick. ‘Në jetë asgjë nuk mund të përjashtohet dhe ndonëse ai ka një kontratë afatgjatë me Dortmundin është një objektiv i merkatos së shumë klubeve-tha Flick për Sky Deutschland.

Sfidanti.al